Tahiri: Ku treti entuziazmi i kësaj qeverie? Pranuan marrëveshje pa njohje reciproke

23 maj 2023 | 13:51

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët ishin entuziastë ndaj obligimeve të dialogut në Bruksel, janë nxituar dhe kanë pranuar marrëveshje pa njohje reciproke.

Ajo ka thënë se Kurti këtë marrëveshje e afirmonte si të arritur të madhe për Kosovën.

“Ku treti entuziazmi i kësaj qeverie, ndaj obligimeve të dialogut te Brukselit, që  nga Konjufca që nxitoi ta pranojë marrëveshjen pa njohje reciproke deri të Kurti që e afirmonte si të arritur të madhe”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se vetë shtetet…