Tahiri: Kurti duhet të raportojë para deputetëve për dialogun

19 korrik 2021 | 15:17

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk është duke raportuar para deputetëve të Kuvendit para se t’i zhvillojë takimet e tij në kuadër të dialogut me Serbinë.

Në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai ka deklaruar se kryeministri duhet të ketë një qasje llogaridhënëse në raport me dialogun e Brukselit.

“Kryeministri duhet të ketë një qasje llogaridhënëse, edhe pse e dimë se e ka shumicën e Kuvendit ai duhet të bëjë një informim paraprak para deputetëve për këtë proces kjo e trajton rëndësinë më të madhe. Këtë kuptim ai ka bërë gabim kjo nuk duhet të ndodhë, nuk fiton asgjë Kosova. Shihet se procesi i dialogut është një rrugë qorrsokak për Kosovën, nuk ka agjendë dhe nuk ka asgjë”, ka deklaruar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me…