Tri raste të reja të infektimit me Covid-19

19 korrik 2021 | 15:11

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të reja të infektimit me koronavirus.

Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.

“Nga 1.091 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.538. Në total numri i rasteve aktive është 104”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian,…