Tahiri: Kuvendi ka përgjegjësinë historike t’i thotë jo ndryshimit të kufijve

30 gusht 2018 | 14:51

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka ftuar Kuvendin e Kosovës që të kundërshtojë ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky institucion ka përgjegjësinë historike t’i thotë jo ndryshimit të kufijve të Kosovës.

“Tash Kuvendi i Kosovës e ka përgjegjësinë historike t’i thotë jo ndryshimit të kufijve të Kosovës, për të cilën bëmë luftë dhe u flijuam 100 vjet. Ta mbrojmë fitoren e luftës çlirimtare ndaj Serbisë në 1999, dhe t’i mposhtim ambiciet hegjemoniste të Serbisë dhe agjendave gjeopolitike ruse”, ka shkruar Tahiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me…