Thaçi merr mbështetje nga zyrtari i lartë amerikan për dialogun me Serbinë

30 gusht 2018 | 14:50

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ndihmëssekretarin e Shtetit të ShBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, me të cilin ka biseduar për proceset politike nëpër të cilat është duke kaluar vendi ynë

“Sapo përfundova një bisedë telefonike me ndihmëssekretarin e Shtetit të ShBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, me të cilin biseduam për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova. Ndihmës-Sekretarin Mitchell e falënderova për qëndrimin e qartë të ShBA-së, për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të fazës së fundit të dialogut”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Thaçi ka thënë se me zyrtarin e lartë amerikan janë pajtuar që t’i intensifikojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje, e cila njëherë e përgjithmonë do t’i mbyllë armiqësitë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Një marrëveshje, e cila i hap rrugë njohjes reciproke dhe perspektivës së qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO, BE, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ndihmëssekretari Mitchell u zotua se Kosova do ta ketë mbështetjen e palëkundur të ShBA-së në këtë proces. Përfshirja e ShBA-së dhe partnerëve tjerë strategjikë të Kosovës në fazën e fundit të dialogut, të lehtësuar nga BE-ja, është një garanci për suksesin e plotë dhe arritjen e një marrëveshjeje historike. Miqësia dhe besimi në ShBA-në do të jetë i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Sapo përfundova një bisedë telefonike me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike,…

Gepostet von Hashim Thaçi am Donnerstag, 30. August 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sokol Cikalleshi do të jetë pjesë e Superligës turke edhe…