Tahiri, LV-së: Një person më kërcënoi nga burgu në Podgoricë për shkak të fjalëve tuaja

10 nëntor 2022 | 12:23

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka zbuluar se është kërcënuar me grua dhe fëmijë nga një person, për siç ka thënë ai për debatin e partisë në pushtet për punën e armës me shurdhues.

Tahiri ka thënë se për këtë e ka edhe konfirmimin e policisë.

Këtë deklaratë, Tahiri e ka dhënë pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Ministri Hekuran Murati, ia përmendën punën e armës me shurdhues.

“Për punën e shurdhuesve, nuk e kam thanë asnjëherë më herët, duke i përmend ju, unë e kam marrë një kërcënim që e kam denoncuar në polici, kërcënojnë në grua dhe fëmijë”, ka thënë Tahiri.

Sipas Tahirit, personi që e ka kërcënuar është në vuajtje të dënimit në Podgoricë, për organizimin e një vrasje.

“Policia vjen me një raport, ku thotë e kemi identifikuar personin, i cili ju ka kërcënuar. Është në vuajtje të dënimit në Podgoricë për organizimin e një vrasje, si rezultat i debatit për shurdhues. Pra është një vrasës në vuajtje të dënimit në Podgoricë, më shkruan mua nga burgu pikërisht për punën e shurdhuesve, me debatin që e bëni ju. Janë armë që janë blerë për sigurimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës në atë kohë, e që s’ka lidhje me mua. Prandaj ju me këtë retorikë me të cilën na i kërcënoni edhe gratë dhe fëmijët në shtëpi, nuk kemi me ju toleruar. Shikoni, kontaktojeni policinë dhe e shihni. Pra e kam konfirmimin e Policisë që personi që më shkruan për shurdhues nga burgu në Podgoricë, është një njëri i dënuar për organizimin e një vrasje në Podgoricë. Ju me këtë retorikë, keni më u përplas keq me neve”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania humbet një kampion në prag të fillimit të Kupës…