Tahiri: Miliona po derdhen veç Kurti me mbet në pushtet. Kush po thotë që Kosova është e varfër?
28 maj 2026
| 11:58
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka kritikuar qeverinë në detyrë për shpërndarjen të miliona eurove para fushatës zgjedhore.
Ajo ka vlerësuar se kjo po bëhet vetëm që Albin Kurti të qëndroi në pushtet.
“Miliona po derdhen veç Kurti me mbet në pushtet. Tri here zgjedhje, 2 milionë për votat e diasporës. Kush po thotë se Kosova e varfër?!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.



