Tahiri: Ne do të jemi sërish këtu, edhe më të fortë, për t’ia prerë rrugën të keqes!
29 prill 2026
| 22:16
Besnik Tahiri nga AAK-ja, përmes një shkrimi në Facebook ka deklaruar se pavarësisht se ‘duan të krijojnë një gjendje zymtësie, ne do të jemi sërish këtu, edhe më të fortë për të shtyrë përpara punë të mira dhe për t’ia prerë rrugën të keqes’.
Tahiri ka paralajmëruar se do të kthehen edhe më dinamikë, me më shumë punë, debate dhe prezantime.
“Do të kthehemi edhe më dinamikë, me më shumë punë, debate dhe prezantime, të cilave ua dhamë hakun edhe në legjislaturën e 10-të.Faleminderit të gjithëve që më besuat. Jam këtu, ballëhapur, për sfidat e radhës.Do të jem këtu prapë për të përfaqësuar të vërtetën dhe të drejtën” shkruan Tahiri.
Postimi i plotë:



