Tahiri në Podujevë: AAK-ja, adresa më e qëndrueshme politike

17 janar 2021 | 12:05

Zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, i cili është edhe kandidat për deputet, ka thënë se Aleanca është adresa më e qëndrueshme politike për proceset e rëndësishme në vend.

Këtë ai e ka thënë para strukturave të AAK-së në Podujevë, ku edhe e ka prezantuar për programin politik.

“Aleanca është adresa më e qëndrueshme politike për proceset e rëndësishme në vend. Roli ynë është vendimtar për etapat që i kemi përpara si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm. Strukturat e Degës së Podujevës i njoftova për listën e kandidatëve, programin tonë politik dhe Fondin 1-miliardësh për rimëkëmbje, i cili do të jetë vaksinë ekonomike për qytetarët dhe bizneset e vendit të cilët i ka prekur pandemia dhe rënia ekonomike”, ka deklaruar Tahiri.

“Në takim ju urova sukses kandidatëve për deputet dha u shpreha mirë se ardhje anëtarëve të rinjë që ju bashkuan AAK-së”, ka theksuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Lindjet dhe rëniet e mëdha të bijave e…