Tahiri: Në Studime është kryer gjenocid mbi popullësinë civile

02 maj 15:46

Në 22-vjetorin e masakrës së Studimës, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar varrezat e të rënëve të kësaj masakre.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se më 2 maj 1999, në Studime është kryer gjenocid mbi popullësinë civile të Vushtrrisë.

Postimi i plotë i Tahirit:

Bashkë me Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, shoqatat e luftës së UÇK-së, ekzekutivin komunal e qindra familjar, përkujtuam sot masakrën e 2 majit 1999 në Studime.

Masakra e Studimes është dhimbja e madhe për popullin e Vushtrrisë. Më 2 maj 1999, në Studime u krye gjenocid mbi popullësinë civile të Vushtrrisë, 116 burra, gra e fëmijë u vranë në 2 orë kohë nga forcat ushtarake e policore serbe.

22 vite kanë kaluar e asnjë përgjegjësi nga kryerësit, Vushtrria kërkon drejtësi për Studimen, familjet e martirëve duan drejtësi.

Lavdi martirëve dëshmorë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar viktimat e masakrës…