Tahiri për Kurtin e Vitinë: Çka po ndodhë o burra me blerjen e vaksinave?

14 maj 2021 | 18:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të hënën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të diskutohet për çështjen e vaksinimit dhe jo për Programin e Qeverisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se partia e tij është këtu për t’i dhënë mbështetje Qeverisë, duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të veprojnë për menaxhimin dhe sigurimin e vaksinave.

“Seanca e të hënës nuk duhet të diskutoj programin e Qeverisë por vaksinimin në masë. Më shumë flet për donacione sesa për vaksinimin në masë. Çka po ndodh o burra me blerjen e vaksinave. Buxhetin e keni në Qeveri. Duke qenë se është kështu kërkojmë nga kryeministri Kurti dhe Vitia të veproni. Merrni vendime parandaloni humbjen e jetëve. Jemi të barazuar me të gjitha vendet e varfra”, u shpreh ai.

“Në historinë e qeverisjes kjo Qeveri për temë madhor e nuk ka marrë vendim. E keni buxhetin e keni sistemin e ndërtuar dhe blerjes pa një kundërshtim të opozitës, çka dreqi u bo pse s’po veproni. Jemi këtu për të dhënë mbështetje”, ka shtuar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para disa ditësh Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka…