Tahiri: Qeveria vlerësohet për vendosjen e platformës elektronike të konsultimit publik

16 tetor 2018 | 15:03

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me të cilët kanë trajtuar praktikat e konsultimit publik në procesin e bërjes së politikave publike.

Për këtë takim ka njoftuar Koordinatori për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, i cili ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës është vlerësuar lartë për rezultatet e arritura në këtë fushë.

“Sot, patëm nderin që në ndërtesën e Qeverisë të Republikës së Kosovës të presim përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor me të cilët bashkërisht trajtuam praktikat e konsultimit publik në procesin e bërjes së politikave publike. Në këtë takim Qeveria e Kosovës u vlerësua lartë për rezultatet e arritura në këtë fushë në veçanti përmes Rregullores për Standardet Minimale për Konsultime me Publikimin dhe vendosjen e platformës elektronike të konsultimit publik”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas tij, në raportin e prezantuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë të Zyrës e kryeministrit, u ofruan rezultate konkrete.

“Në vitin 2017, janë: 221 dokumente të qeverisë duke përfshirë, 40 projekt-ligje, 46 projekt rregullore, 92 projekt udhëzime administrative, 25 koncept dokumente, 9 draft strategji si dhe plani vjetor i punës së qeverisë kanë qenë pjesë e konsultimit me publikun. Edhe pse, për ne nuk është as pikë krahasuese e as referente rajoni por BE, megjithatë është ndjenjë e mirë që si vend kemi arritur suksese që tejkalojnë rajonin dhe janë të përafërta me vendet e BE-së”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se këtë arritje nuk duhet parë si një akt final nga pikëpamja e numrave, por duhet menduar në avancim të sistemit për të mundësuar ndikimin real të pjesëmarrjes së publikut në politikëbërje.

Takimi është organizuar në bashkëpunim më Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Shkollën Rajonal për Administratë Publike (ReSPA).

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Bashkimit sonte e nis aventurën në Ligën Ballkanike…