Tahiri: Serbët në veri po marrin frymë lirshëm pasi Veselinoviqi dhe Radoiçiqi u shpallën ‘non grata’

10 dhjetor 2021 | 13:08

Ish-kryenegociatorja e dialogut,  Edita Tahiri, ka thënë se serbët në veri janë duke marrë frymë lirshëm prej kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur “non grata” Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq.

“Shpallja ‘persona non grata’ nga ShBA të dy personave famëkeq Veselinoviq e Radojçiq do të bëjë që qytetarët tanë serbë në veri të Kosovës të marrin frymë më lirshëm. Pushteti i tyre joformal i lidhur me Vuçiqin që ka mbajtur peng veriun do zhbëhet!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka dëshmuar dëshmitari i…