Tahiri: Serbia do e njoh Kosovën deri në 2019, e ka kusht nga BE (Video)

05 mars 2018 | 22:52

Shteti i Serbisë e ka kusht nga Bashkimi Evropian, njohjen e shtetit të Kosovës. E kjo gjë pritet të ndodhë më së largu deri në vitin 2019.
Kështu ka pohuar, ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ani pse nuk flet për data të sakta. Ajo shton se faza e fundit e dialogut duhet të përmbyllet me pjesëmarrjen e një grupi të unitetit.

Tahiri shtoi në “Fakt Plus’ se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jenë pjesë e dialogut në tavolinë të bisedimeve.

Sipas Tahirit, Serbia po provokon luftë të re në Ballkan me idenë e shkëmbimit të territoreve.
Ish-ministrja për Dialog, kryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës, flet edhe për Demarkacionin e Asociacionin. Sipas Tahitit, që të dyja janë kauza të ngritura nga partitë politike.

Sipas saj, Asociacioni nuk e shkel Kushtetutën dhe Demarkacioni është në rregull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat në Britani raportojnë se një ish-spiun rus është në…