Tahiri takon të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi

13 qershor 2022 | 11:02

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me deputeten Time Kadriaj kanë pritur në takim Mirsad Biboviq, i ngarkuar me Punë në Ambasadën e Malit të Zi në Republikën e Kosovës.

Tahiri ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për çështjet që ndërlidhen me bashkëpunimin politik, në kontekstin bilateral dhe multirateral si dhe agjenda e integrimit evropian.

“Në veçanti, trajtuam projektet infrastrukturore, atë të rrugës Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë si dhe mundësinë e aplikimit në IPA fondet e BE. Nga Ambasadori Biboviq kërkova që Ulqini si pikë e rëndësishme të promovohet më shumë duke krijuar më shumë iniciativa të bashkëpunimit në mes të këtij qyteti dhe komunave të vendit tonë. Në fund e falënderova ambasadorin për punën dhe angazhimin e tij”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës së Çlirimit, nxënësit e shkollave fillore…