Tahiri: Të nxirren mësime nga rasti i mosnjohjes nga Xhamajka

23 shkurt 2020 | 13:51

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh kryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës (ADK), Edita Tahiti, ka kërkuar maturi nga diplomacia e Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se duhet të nxirren mësime nga rasti i fundit i mosnjohjes nga Xhamajka.

“Diplomacia kërkon njohuri e maturi dhe jo nxitim. Skandali i fundit me njohje/mosnjohje nga Xhamajka shfaqi mangësi të palejueshme. Te nxirren mësime nga gabimet pa u dëmtuar më shumë shteti ynë”, ka shkruar Tahiri.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti edhe të dielën…