Tahiri thotë se Bislimi ‘është në gjendje të rëndë psikike’

10 nëntor 11:55

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi “është në gjendje të rëndë psikike”.

“Ky flet akuza të pabaza, del në foltore flet të pavërteta. Ky vërtet është në gjendje të rëndë edhe psikike. Ky është në gjendje të rëndë”, ka thënë Tahiri.

Më pas ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka marrë fjalën pas tij dhe ka thënë se ishte “dëshmitar” se Tahiri e ka kërcënuar dhe fyer Bislimin.

“Pak minuta më parë, isha edhe unë dëshmitar dhe mund ta konfirmoj atë që e tha zëvendëskryeministri Bislimi, se pas mbylljes së mikrofonit, duke u kthyer nga foltorja në ulësen e tij, e kërcënoi dhe e shau zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi”.

“E ftoj prokurorinë ta marr shumë seriozisht kërcënimin e një personi që ka majtë armë me shurdhuese për shumë vjet”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka dalë në foltoren e Kuvendit dhe…