Tahiri thyen rekordin personal të shpejtësisë në Botëror

13 janar 2018 | 21:02

Skitari Albin Tahiri përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se ka thyer rekordin personal në garën e sotme në Kampionatin Botëror që po mbahet në Zvicër.

Në garën e djeshme në Wengen ai kishte përfunduar garën në vendin e 43, përderisa sot në disiplinën lëshim i lirë e përfundoi garën në vendin e 55, duke marrë 109.64 pikë, transmeton “Koha.net”.

“Me sukses e përfundova garën në lëshim të lirë sot. Ishte lëshim solid, arrita ta thyej rekordin e shpejtësisë personale me 140.5 km/h dhe me siguri lëshimin më të gjatë që kam pasur. Ishte një përvojë shumë e mirë dhe i respektoj djemtë tani është më shumë pas kësaj”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Tahiri tashmë e ka fituar normën olimpike për Lojërat Dimërore “PyeongChang 2018”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afërdita Dervishi Intelektuali i mirëfilltë, që ka bërë dije sistematike,…