Tajlanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme

25 mars 2020 | 14:30

Kryeministri i Tajlandës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke filluar nga e enjtja, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri më 30 prill.

“Gjendja e jashtëzakonshme do të përfshijë kombinim të forcës juridike dhe kërkesave për bashkëpunim”, deklaroi kryeministri Prayut Chan-o-cha.

Prayut tha se furnizimet me ushqim dhe nevojat e tjera nuk do të mungojnë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrin për të parandaluar përhapjen e virusit në komunitet.

Megjithatë, ai nuk specifikoi se cilat masa të reja do të zbatohen, por qytetarët do të duhej të qëndronin në shtëpi dhe se masat do të zbatohen në ato zona ku ekziston rreziku i përhapjes së virusit.

Kryeministri theksoi se masat e mëtejshme do të diskutohen të enjten, pas deklaratës zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka…