TAKIM I PAHARRUAR NË AMBASADËN E SHQIPËRISË

08 shtator 12:23

Ismet Sylejmani

Në Ambasaden e Shqipërisë në Kosovë!
Te Ambasador Qemal Minxhozi!
Me figura te shquara e personalitete te mëdha!

Me Ambasadorin e mrekullueshëm të Shqipërisë në Kosovë, mikun e nderuar Qemal Minxhozi!

Me Bacen Bedri Zenel Islami, djalin e personazheve te famshme të tregimeve të mjerimit të Migjenit te madh, Kryetarin historik të LPK-së të kohës së luftës së UÇK-së dhe gazetarin e shquar e shkrimtarin e talentuar!

Me Gjergj Leqejzen Konsullin e nderit të Austrisë në Shkodër, ish zv.Minister ne Qeverinë Nano dhe Prefekt i Shkodrës!

Me vëllaun e Heroit të Kombit Gjeneral Fehmi Lladrovci Ramiz Lladrovcin, Gjeneralin e luftës për liri, Ambasadorin më të sukseshëm të Kosovës në Shqipëri dhe Kryetarin karizmatik e më të mirë të Komunave në Kosovë!

Takim i madh dhe i paharruar, çaste të mrekullueshme dhe të papërsëritshme!

Takim në të cilin u shpalosën shume faqe historie, në të cilat mëson për ngjarje e evenimente të mëdha, dëgjon për herë të parë për kryevepra e për projekte të mëdha të Kombit!

Faleminderit i dashur Baca Bedri për ftesën!

Faleminderit i dashur Ambasador Minxhozi për mikëpritjen e madhe që na e rezervove!

Faleminderit Ambasador Qemal Minxhozi që na tregove për pikturën e Yllka Berishës, vajzes me shikim të dobësuar të Heroit te Kombit, doktor Halil Berishës, Atij doktorit të lavdishëm, që nuk e nënshkroi dokumentin policorë, se Heroi i Kombit Xhemajli Berisha, kishte bërë vetëvrasje, akt për të cilin pushtuesit e helmuan, dhe tre muaj pas vrasjes në torturë të Xhemajliut, doktori vdiq i helmuar!

Të gjithë duhet ta dijmë se doktor Halil Berisha duke mos nënshkruar për vrasjen e Xhemajli Berishës, përsëriti doktorin e famshëm Heroin e Kombit Ali Sokolin, i cili nuk pranoi të nënshkruante për vrasjen e Heroit të Kombit Fazli Graiçevci, simbolit te Flamurit të Kombit!

Doktor Halil Berisha nuk është nderuar ngjashem sikur Ali Sokoli, ndonëse e ka paguar me jetë qëndrimin e Tij heroik atdhetar!

Vizita në Ambasaden e Shqipërisë në Kosovë, edhe kjo është një nga dëshmitë e mëdha, tregues i qartë dhe argument i fuqishëm i çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Lavdi gjakut të derdhur për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!

Faleminderit Nanë Shqipërisë për gjithëçka që ka bërë për Kosovën dhe popullin shqiptar në ish-Jugosllavi!

Prishtinë, 7 Shtator 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në 24…