Takim konsultiv mes ATK-së dhe komunitetit të bizneseve

27 tetor 2021 | 16:22

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka qenë i ftuar nga kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skender Krasniqi, me çraste në praninë e shumë afaristëve është diskutuar për gjendjen e të bërit biznes në vend.

“Në këtë takim mes tjerash u ngritën shqetësimet e tyre rreth çështjeve si ajo e njohjes së humbjes tek bizneset me aktivitete specifike, tek të cilat është vështirë të kalkulohen humbja. Bizneset vlerësuan lartë punën e ATK-së, avancimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve, digjitalizimin, të cilat sipas tyre në masë të madhe e lehtësojnë dhe kursejnë kohën”, është thëë në komunikatën e ATK-së.

Sipas kësaj komunikate, drejtori Murtezaj, gjatë bashkëbisedimit që kishte me bizneset,  potencoj se ATK çdo tematik që ngritët nga ana e tyre do të trajtohen në detaje, por çdoherë brenda përgjegjësive të saj. Ai gjithashtu, nënvizoj se ATK është në proces të punës për të ngritur edhe më tejë shërbimet ndaj tatimpaguesve dhe kjo me të vetmin qëllim, që sa më shumë të rritet  përmbushja vullnetare nga ana e bizneseve.

Në fund të takimit palët u pajtuan që takime të frytshme si ky,  të mbahen edhe në të ardhmen, kurdo që tatimpaguesit apo komuniteti i biznesit e konsiderojnë të nevojshme për të marrë sqarime për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e legjislacionit tatimor, deklarimin dhe pagesën e tatimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prince Caffe është përkujdesur që gjithmonë konsumatorët e saj t'i…