TAKIM NË NËNTOKËN E KOSOVËS SË LIRË

15 maj 2022 | 20:32

Sokol Poga

Një dhuratë shumë e çmuar për mua, e nxjerrë prej nëntokës së begatë të Atdheut tonë të përbashkët, në minieren e Trepçes të Stantergut, e dhënë nga dora e shokut tonë të Luftës së UÇK-së Nexhat Dedia, sot Drejtor, me rastin e vizitës tonë me 12 Maj 2022.

Që nga viti 1927 e deri me 1999 kjo pasuri u shfrytezua nga pushtuesit jugosllav, por falë luftës së UÇK-së prona iu rikthye të zotërve, shqiptareve autokton në ato troje .

E prita Nexhatin në Durrës në muajin Prill 1998. i cili erdhi nga Austria për të hyrë në Luftë së bashku me Gani Ymerin, dhe i shoqerova deri në Krumê -Has e nga Cahani kaluan Pashtrikun.

Nexhati tregoi trimëri në Luftë, e po aty, inkurajoi ritin e vazhdimesisë së jetës, sepse u kurorzua po në Luftë, por sot ndjejmë kenaqsi të veçantë kur shikojmë se ky çlirimtar udheheq këtë ndermarrje me 700 punetorë në nëntokën me një pasuri rreth një trilion dollarë.

I urojmë shumë suksese Çlirimtarit drejtues, Nexhat Dedia!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Të tjerët për Ali Ahmetin! "...Ali Ahmeti është…