Takohen Daçiqi e Brathu, flasin për situatën në Kosovë

09 gusht 2018 | 15:16

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë një takimi me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Brathu, ka diskutuar mbi situatën aktuale në Kosovë dhe aktivitetet e këtij misioni.

“Të dyja palët konstatuan rëndësinë e misionit në përputhje me mandatin e saj dhe neutralitetin e statusit, si dhe nevojën për një monitorim të qëndrueshëm dhe sistematik të respektimit të të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, si dhe forcimin e aktiviteteve të misionit në këtë drejtim”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kepa Arrizabalaga i ka thënë lamtumirë Athletic Bilbao dhe tifozëve…