Taksa 100 përqind mbetet në fuqi derisa Serbia ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

03 dhjetor 2018 | 09:13

Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës do të mbetet në fuqi derisa këto dy shtete ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Shatri u është përgjigjur edhe deklaratave të faktorit ndërkombëtar për ta shfuqizuar këtë vendim. 

Ai thotë se faktori ndërkombëtar duhet të jetë objektiv dhe i paanshëm. 

Sipas Shatrit, vendimet e CEFTA-s dhe të MSA-së janë shkelur vazhdimisht nga Serbia. Këshilltari i kryeministrit Haradinaj ka thënë se taksa 100 për qind do të hiqet kur Serbia e njeh Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. 

Në këtë intervistë Shatri ka folur edhe për zhvillimet ekonomike në vend dhe qasjen që po merr Qeveria për zgjidhjen e pengesave ekonomike.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit javën e ardhshme (të hënën) do të…