Taksa duhet të pezullohet

18 mars 2019 | 08:13

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet ta pezullojë taksën ndaj produkteve serbe. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se tashmë kjo taksë po prodhon vetëm efekte kundër Kosovës. 

Sipas saj, në këtë mënyrë Kosova po e dobëson edhe më tutje pozicionin dialogues në raport me Serbinë. 

Tërmkolli ka vlerësuar se mosrespektimi i këshillës amerikane për këtë çështje është duke rrezikuar seriozisht interesat e vendit. 

Në këtë situatë, ajo ka thënë se konsensusi është i domosdoshëm, që nënkupton një qeveri gjithëpërfshirëse me LDK-në në krye të këtyre proceseve ose mbajtjen e zgjedhjeve të reja. 

Tërmkolli në këtë intervistë ka folur edhe për zgjedhjet në LDK, ku thotë se pret një proces fer dhe demokratik.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në Kosovë do të…