Taksa duhet të shqyrtohet

18 mars 2019 | 23:08

Anëtari i Kryesisë së Aleancës Kosova e Re (AKR), njëherësh ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se taksa është vendim meritor për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, por në raport me kërkesën e miqve duhet të shqyrtohet. 

Ai ka theksuar se AKR-ja nuk pret që taksa t’i dëmtojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA-në) dhe Bashkimin Evropian (BE-në). 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Matoshi ka deklaruar se secili subjekt politik para prishjes së raporteve me ShBA-në do të duhej ta zgjedhte largimin nga qeveria. 

Duke folur për funksionimin e koalicionit qeverisës, Matoshi ka thënë se deri më tani qeveria ka kryer punë të mira dhe, sipas tij, AKR-ja ka arsyetuar besimin e marrë në këtë qeveri.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së martës të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari politik i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi ka thënë…