Talebanët shijojnë triumfin, argëtohen në kënd lojërash, zhvillojnë gara me makina(video)

17 gusht 2021 | 11:47

Mediet sociale kanë publikuar pamjet që tregojnë talebanët të cilët shijojnë triumfin në Afganistan.

Siç shihet talebanët janë duke u argëtuar në një kënd lojërash, duke bërë gara më makina dhe duke luajtur mbi kuaj lodër.

Ndërkohë një video tjetër tregon se talebanët tashmë kanë nisur dhe palestrën dhe po provojnë çdo pajisje që ndodhet në të.

Sipas raportimeve palestra ndodhet brenda pallatit presidencial që është pushtuar prej tyre.

Këto pamje surreale vijnë nga Kabuli, aty ku talebanët kanë marrë çdo gjë nën kontroll dhe kanë nisur ekzekutimin e kundërshtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e famshme, Anastasia Kvitko ka bërë paraqitjen e radhës…