Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja

15 nëntor 2026 | 14:04

Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë më shumë kompetenca për të luftuar spiunazhin, terrorizmin dhe aktet e sabotimit, pasi Parlamenti i vendit ka miratuar me shumicë dërrmuese ndryshimet në legjislacion.

Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, i cili ka promovuar projektligjin, e ka quajtur atë reformën e shekullit, duke e konsideruar domosdoshmëri përballë rritjes së kërcënimeve nga fuqitë e huaja.

Ligji u jep kompetenca të reja dy agjencive të inteligjencës: Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), i cili vepron jashtë vendit, dhe shërbimit të brendshëm BfV, përkatësisht Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Në Bundestag, 309 ligjvënës kanë votuar pro ligjit të ri, ndërsa 190 kanë votuar kundër dhe 71 të tjerë kanë abstenuar.

Për arsye historike, shërbimet sekrete gjermane janë përqendruar kryesisht në mbledhjen e informacionit, më shumë sesa në ndërmarrjen e veprimeve operative.

Në të ardhmen, agjentët gjermanë të shërbimit BND do të mund të kryejnë operacione të fshehta jashtë vendit, përfshirë edhe akte sabotimi.

Këto operacione përfshijnë paralizimin e serverëve të grupeve të hakerëve të mbështetur nga shtete armike, shkatërrimin e rrjeteve të informacionit, si dhe pengimin e zinxhirëve të furnizimit me armë.

Ndërkaq, agjentët e shërbimit të brendshëm BfV nuk do të kufizohen më vetëm në mbledhjen e informacionit, por, për herë të parë, do të mund të ndërmarrin veprime mbrojtëse ndaj pronave apo sistemeve elektronike, në rast se konstatohen kërcënime.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes Ulpiana në…