Talenti i Lirisë ftohet nga Shqipëria

20 shkurt 20:05

Talenti i skuadrës së Lirisë, Diellor Beseni ka marrë ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë U-17.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra nga Prizreni nëpërmjet faqes zyrtare. “Beseni nga data 25 shkurt e deri më 4 mars do të jetë i grumbulluar në Tropikal të Durrësit, me U-17 që drejtohen nga Mustedanagiq. Ai ka një kohë që luan me juniorët e Lirisë me leje të veçantë, kurse nga e marta ka nisur të stërvitet me ekipin e parë”, thuhet në njoftimin e Lirisë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati, Alex van der Zwaan, pritet të pranojë fajësinë, për…