Talibanët kanë vrarë 14 ushtarë dhe policë afganë

23 prill 2018 | 11:21

Dy sulme të talibanëve në provincën perëndimore të Afganistanit, Badghis kanë lënë të vdekur të paktën 14 trupa ushtarakë dhe zyrtarë policorë, kanë thënë zyrtarët afganë.

Zëvendësshefi i Policisë, Ghulam Sarwar Haidari, ka thënë se një numër i kryengritësve ka sulmuar trupat e ushtrisë afgane në distriktin Ab Kamari, duke lënë të vdekur nëntë ushtarë në sulmin e 23 prillit.

Në po të njëjtën kohë, një tjetër sulm i kryengritësve në distriktin Qadis ka lënë të vdekur pesë zyrtarë policorë, ka thënë Haidari.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Haidari ka fajësuar talibanët për sulmet kundër forcave qeveritare në provincën Badghis. Më 22 prill një sulm i grupit militant, Shteti Islamik ka lënë të vdekur 57 persona në kryeqytetin afgan, Kabul. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Francës ka miratuar një…