![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/04/taravari.jpg)
Taravari shpalos të gjithë emrat e ministrave të VLEN-it në kabinetin e ardhshëm qeveritar
11 qershor 2024
| 13:13
Arben Taravari nga koalicioni VLEN ka shpalosur disa nga emrat e funksionarëve që do të jenë në qeverinë e ardhshme.
Taravari, ka thënë se ai do të jetë Ministër i Shëndetësisë.
“Ministër i Ekologjisë do të jetë Izet Mexhiti. Ministër për qeverisje të mirë dhe transparencë do të jetë Arben Fetai, i cili është lindur dhe jeton në Bruksel, por do të kthehet në vend që të udhëheqë me ministrinë. Fatmir Limani do të jetë ministër i Politikës sociale. Ministër i Ekonomisë pritet sot të vendoset se cili do të jetë”, ka thënë Taravari për “Kanal5”.