Tare, futbollistëve: Ende nuk ka mbaruar asgjë

06 korrik 2020 | 15:46

Humbja ndaj Milanit 0-3 brenda në “Olimpico” ka demoralizuar jo pak Lazion që tashmë e sheh veten -7 pikë nga Juventusi kryesues. Mungesat e Immobiles dhe Caicedos ndikuan në duelin ndaj kuqezinjve.

Drejtori sportiv Igli Tare ka reaguar duke thënë se ka ende besim te futbollistë dhe se asgjë nuk ka përfunduar.

“Ju jeni të fortë, keni qenë të mrekullueshëm. Tani nuk është momenti të bëhemi pesimistë, por duhet të mendojmë për Leccen. Jeni të lodhur, pushoni dhe le të vazhdojmë sërish. Ju dhatë gjithçka! Nuk ka mbaruar asgjë akoma”, u shpreh për “Corriere dello Sport” Igli Tare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kritikuar qeverinë aktuale për…