Tare: Lazio është i interesuar për Kumbullën

02 korrik 2020 | 08:56

Marash Kumbulla mbetet në qendër të vëmendjes ashtu sikurse edhe Sergej Milinkovic-Savic. Shumë fjalë rreth mesfushorit serb, por Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio, për “Sky Sport” ka deklaruar se në klubin e tyre nuk ka mbërritur asnjë ofertë.

PSG-ja ka qenë klubi më i lakuar, ndërkohë që mesfushori për momentin po heziton të rinovojë. Në këto kushte italianët do të duhet të mendohen mirë dhe për ofertën e duhur normalisht se do ta shisnin. Ajo ditë ende nuk ka ardhur. Lazio momentalisht po punon edhe për të bërë përforcime dhe Marash Kumbulla është një prej objektivave. Për herë të parë Igli Tare ka folur për mbrojtësin e kombëtares shqiptare.

“Futbollisti në fjalë na intereson. Kjo është arsyeja pse nuk u takuam me drejtuesit e Hellas Veronës. Është një profil që mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhme. Gjithsesi ka ende bisedime që duhen bërë. Ne ishim të sigurt që nuk do ta mbyllnim dot të enjten”, ka thënë Tare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të vijojë situatë e ngjashme meteorologjike. Masat e…