Tare përgatit planin për transferimin e Muriqit

05 dhjetor 2019 | 14:43

Drejtori i Lazios, Igli Tare, po mendon seriozisht që të transferojë në kryeqytetin italian sulmuesin shqiptar Vedat Muriqi.

Për t’ia arritur këtij qëllimi do ta përdorë edhe futbollistin tjetër shqiptar, Riza Durmishi, i cili së bashku me një shumë parash mund t’ia ndryshojë mendjen ekipit turk të Fenerbahçes.

Një plan i tillë u shkon për shtati italianëve, pasi në këtë mënyrë do të përfitonin një nga sulmuesit më të mirë në Turqi, ndërsa do ta largonin nga radhët e veta një lojtar që minutat me skuadrën e Lazios i kanë munguar së tepërmi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe rrjeti i marketeve “Viva…