Shahini: Falë taksës 100 për qind bizneset vendore janë shumë më mirë këtë vit

05 dhjetor 2019 | 14:42

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe rrjeti i marketeve “Viva Fresh Store”, kanë organizuar hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendëse në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto “Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?”.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se këtë vit prodhimet vendore janë më të mira se vitin e kaluar falë taksës 100 për qind. “Nga viti në vit kemi kaluar shumë kilometra e shumë qytete për të ndërruar mentalitetin konsumues dhe kjo ka bërë që kudo që shkojmë, fjala konsum i prodhimeve vendore tash është bërë mik i gjithë qytetarëve të Kosovës. Këtë vit jemi shumë mirë falë taksës 100 për qind, e cila mbështeti drejtpërdrejtë prodhimet vendore dhe falë shumë iniciativave të marra nga AKB-ja dhe institucionet e shtetit në të mirë të ekonomisë dhe prodhimit të vendit. Sot kemi shumë prodhues të vendit për të cilën ne si Kosovë mburremi. Këta prodhues kanë krijuar brend, janë në Kosovë dhe përtej oqeanit. Pra, kjo na jep edhe më shumë motiv për të ecur dhe motivuar prodhimet vendore”, ka thënë Shahini.

Ai ka thënë motoja “Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?”, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Liridon Berisha, drejtor marketingut në “Viva Fresh”, ka thënë se raftet në “Viva Fresh” janë mbushur me prodhime vendore. “Ky nuk është eventi i fundit, pasi vitin e ardhshëm do të bëjmë edhe më shumë për këtë event. Unë jam i lumtur që raftet tona po mbushen me prodhime vendore. Si kompani i kemi dhënë fokus të rëndësishëm prodhimeve vendore. Çdo vit kemi rritje të shitjeve të prodhimeve vendore dhe jemi duke i përkrahur maksimalisht në mënyrë që t’i tejkalojmë ose t’i zëvendësojmë produktet e importit”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skenës muzikore shqiptare po i bashkohet edhe një emër i…