Tarifat e rrymës, ZRRE i drejtohet Supremes

23 maj 2022 | 18:37

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka njoftuar se më 20 maj ka marrë vendim që të zbatojë Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, duke shtyrë ekzekutimin e vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike.

ZRRE ka thënë se pas pranimit të Vendimit, Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) me energji elektrike ka kërkuar udhëzime nga ZRRE lidhur me mënyrën e zbatimit të vendimit të ZRRE-së, i cili ka rrjedh nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit. Kështu të njëjtën e ka kërkuar edhe KOSTT-i.

Rregullatori ka njoftuar po ashtu se i është drejtuar edhe Gjykatës Supreme lidhur me këtë çështje.

“Duke qenë se Aktvendimet nuk përmbajnë sqarime se si të zbatohen ato, duke krijuar paqartësi të mëdha të zbatimit, ZRRE i është drejtuar gjykatave kompetente për udhëzime se si të zbatohet Aktvendimi për Shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike. Njëkohësisht, ZRRE i është drejtuar Gjykatës Supreme përmes ushtrimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike”, thuhet në komunikatën e dërguar nga ZRRE.

Më tej thuhet se ZRRE është duke u konsultuar me të gjitha institucionet relevante të Kosovës si dhe palët tjera të interesit, që sa më shpejt të gjejë zgjidhje për mënyrën e implementimit të vendimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Getoarbë Mulliqi Duke ju uruar një qëndrim të bukur në…