Tate, MVP i javës në Superligë

27 mars 2023 | 13:30

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 27-të e Prince Caffe Superligës apo e parafundit për garat e rregullta në elitë.

Basketbollisti me indeksin më të lartë në këtë xhiro ishte Jalen Tate i Pejës. Tate kishte indeksin 31, ndërsa ndaj Bashkimit për 29 minuta shënoi 23 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime. Ai ishte ndër më meritorët që “verdhezinjtë” realizuan fitoren e shtatë radhazi në elitë.

Vëllaznimi shënoi fitoren më të rëndësishme këtë edicion, duke mundur Ponte Prizrenin dhe siguroi pjesëmarrjen në “play-off” nga vendi i gjashtë. Më të mirët te kuqezinjtë ishin Damonte Dodd me 15 pikë, 17 kërcime e pesë asistime dhe Jordan Harris me 24 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime. Trepça fitoi derbin e kësaj xhiro, ku mundi Golden Eagle Yllin, ndërsa më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 15 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime.

Ndërkohë, Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Rahovecit, për të vazhduar serinë pozitive në elitë, kurse lojtari më i dalluar në parket te prishtinasit ishte Nate Grimes me 18 pikë, dhjetë kërcime dhe tri asistime.

Top pesëshja

Jalen Tate             (Peja)                       23 pikë, 9 kërcime, 5 asistime
Damonte Dodd     (Vëllaznimi)          15 pikë, 17 kërcime, 5 asistime
Jordan Harris       (Vëllaznimi)          24 pikë, 4 kërcime, 6 asistime
Drilon Hajrizi       (Trepça)                 15 pikë, 10 kërcime, 2 asistime
Nate Grimes         (Sigal Prishtina)   18 pikë, 10 kërcime, 3 asistime

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan Astrit Gashi Jo në emrin tim! Jo në emrin…