Taulant Kryeziu do ta zëvendësojë Shpejtim Bulliqin në Kuvendin e Kosovës

30 nëntor 2020 | 11:37

Të dielën janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës.

Rezultatet e kanë nxjerr fitues kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi, deri në momentin e fitores ishte deputet i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.

Ai tani duhet ta lëshojë këtë pozitë për ndonjë nga kolegët partiak.

Sipas renditjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tani kryetarin e zgjedhur të Podujevës në Kuvendin e Kosovës do ta zëvendësojë Taulant Kryeziu.

Kryeziu në zgjedhje parlamentare ka arritur t’i fitojë 6 mijë e 968 vota. Taulant Kryeziu, ishte zëvendësministër i Integrimit Evropian në qeverinë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, i cili ka dalë…