Hoti: Qeveria i dëmshpërbleu me 8.5 mln euro kompanitë, por injoroi arsimtarët, policët, ushtarët, pensionistët…

07 prill 2024 | 20:21

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka komentuar raportin e buxhetit të vitit 2023, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 mil euro për shkak të inflacionit, derisa janë injoruar shumë kategoritë që janë në nevojë.

Ish-ministri i Financave dhe ish-kryeministri ka shtuar se janë neglizhuar mijëra njerëz nga kategori të ndryshme – përkundër përballjes me inflacionin.

“Por kjo nuk ka ndodhur për mijëra arsimtarë, mjekë, policë, shërbyes civil, ushtarë, pensionistë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera. Për të gjitha këto kategori, të ardhurat reale janë ulur për shkak të inflacionit”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, pavarësisht rritjes së të hyrave buxhetore që vinte nga rritja e çmimeve, dhe rezolutave të opozitës, qeveria i ka injoruar këto kategori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada britanike në Tiranë, me anë të një postimi në…