Të burgosurat në burgun e Lipjanit mbjellin speca e domate

22 maj 2022 | 12:44

Qendra Korrektuese e Kosovës ka bërë me dije se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, të burgosurat po vazhdojnë me mbjelljet pranverore, siç janë mbjellja e specave dhe domateve.

Nga QKK-ja thonë se ky është një aktivitet rutinë dhe i përditshëm, teksa bëhet e ditur se e gjithë puna është kryer nga të burgosurat e kësaj qendre.

“Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan të burgosurat po vazhdojnë me rutinat dhe aktivitete e tyre të përditshme. E gjithë puna është kryer nga të burgosurat e kësaj qendre, ndërsa është udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike SHKK-së dhe stafi i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e përmbyll procesin e…