Të dielën nisin punimet për ndërtimin e Autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë

13 prill 2018 | 21:52

Pasnesër, Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Autoudhës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”.

Ceremonia inauguruese e fillimit të punimeve për ndërtimin e Autoudhës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”, mbahet në vigjilje të “Betejës së Zhegocit”, në të cilën u vranë tetë ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë, ka bërë me dije MI përmes një njoftimi për media.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në Zhegoc të Gjilanit, me fillim nga ora 11:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka…