Të dielën, nxehtë deri në 33 gradë celsius në Kosovë

29 gusht 2020 | 18:04

Deri në 33 gradë celsius do të shkojnë temperaturat në Kosovë të dielën e 30 gushtit, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë.

Sipas njoftimit të IHMK-së, të dielën për gjatë maleve parashihen edhe vranësira, por s’do të ketë reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet mes 31 dhe 33 gradë celsius.

IHMK-ja ka rekomanduar qytetarët që t’i shmangen rrezeve të diellit nga ora 9 deri në orën 17.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar qytetarët që sot…