Të dyshuarit për vrasjen e të riut në Mitrovicë, ende në arrati
31 tetor 2021
| 14:50
Dy të dyshuarit për vrasjen e 26 vjeçarit, Albert Muja në Mitrovicë ende ndodhen në arrati.
Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.
Zëdhënësi e policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka sqaruar se hetimet janë duke vazhduar.
“Dy persona janë në dyshim dhe janë në kërkim policor, deri më tash nuk ka ende asgjë konkrete, detaje tjera nuk kam për momentin”, ka deklaruar Zahiti.
Sipas policisë së Kosovës, të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 26 vjeçarit në Mitrovicë mbrëmjen e së premtes janë L.B dhe A.Z të cilët vazhdojnë të jenë në arrati për dy ditë.
.



