Do të eliminohen barrierat burokratike për investitorët

03 mars 2018 | 09:22

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka bërë me dije se tani janë krijuar kushtet për jetësimin e Projektligjit për Investime Strategjike.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se, ashtu siç parashihet në këtë ligj, do të hiqen të gjitha procedurat burokratike për investitorët e huaj.

Gashi ka treguar se në javën e ardhshme do të udhëtojë për në Kanada për të marrë pjesë në Konferencën e Minierave dhe të Mineraleve, në të cilën do t’i paraqesë së paku tri miniera të Kosovës dhe përmes të cilave pretendon të sjellë investitorë të huaj.

Ai ka theksuar se Kosova nuk ka një imazh të mirë në arenën ndërkombëtare sa iu përket investimeve të huaja, megjithatë ministri Gashi ka thënë se janë duke bërë punë të mëdha për ta ndryshuar pozitivisht këtë imazh.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i javës në Vala Superligë zhvillohet në mes të…