Të enjten Kuvendi diskuton për Trustin, Kusari-Lila shprehet sërish kundër

13 qershor 2022 | 12:19

Kryesia e Kuvendit ka vendosur në mbledhjen e sotme për caktimin e tri seancave të ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

E para do të jetë nesër (e martë) në orën 13:00 ku do të bëhet vazhdimi i pikave të mbetura nga seancat e kaluara, derisa seanca e re do të mbahet të enjten më 16 qershor, duke filluar nga ora 10:00. Në këtë seancë do të diskutohet për Trustin.

“U morr vendim që nesër (e martë) të ketë seancë me ato pika të papërfunduara, ndërkohe të enjten do të ketë seancë të re të Kuvendit ku do të shqyrtohet mes shumë projektligjeve edhe ai për Trustin Pensional”, ka thënë Kusari Lila, duke u shprehur sërish kundër tërheqjes se mjeteve nga Trusti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit ka vendosur në mbledhjen e sotme për…