Të enjten zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futsall

02 maj 2023 | 16:55

FC Prishtina 01 dhe FC Liqeni do të takohen në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futsall.

Ndeshja zhvillohet të enjten me 4 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nga ora 20:00. Në këtë ndeshje takohen dy skuadrat me mjaftë kualitet ku këtë vit kanë treguar ndeshje të forta.

Në fushë do të jenë disa nga yjet më të mëdha të futsalit në vend. Të dy skuadrat e kanë fituar nga një herë këtë trofe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Popullsia armene ka rënë zyrtarisht nën tre milionë banorë, për…