Të gjitha barrikadat janë larguar përveç asaj në fshatin Zupç

29 dhjetor 2022 | 22:29

Gazetar i RTV Dukagjinit, Sylejman Sylejmani, ka raportuar nga Veriu i Kosovës ku ka thënë se në veri të Kosovës, vetëm një barrikadë ka mbetur pa u larguar.

“Unë për momentin së bashku me kameramanin Fis Hetimi, ndodhemi të barrikada që ndodhet në rrugën kryesore në fashatin Zupç. Kjo është barrikada e fundit që ka mbetur e vendosur në rrugët e veriut të Kosovës, edhe për të cilën nuk është angazhuar askush për ta larguar”.

“Sot gjatë ditës, të barrikadat tjera kemi parë se ka pasur organizim për t’i larguar barrikadat, duke u angazhuar për t’i larguar mjete e rënda nga rruga”, ka raportuar gazetari Sylejmani.

Më tej, ai ka sqaruar se barrikadat që kishin qenë të vendosura në këtë fashat në rrugët tjera lokale të fshati Zupç, janë larguar por sipas tij vetëm barrikada në rrugën kryesore nuk është larguar.

“Nuk kemi parë persona që janë duke ruajtur këtë barrikadë”, ka përfunduar gazetari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër do të…