Të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale janë të kalueshme për qarkullim

15 janar 2018 | 12:09

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale në vend janë të kalueshme për qarkullim, por kërkohet përshtatje e shpejtësisë me kushtet e rrugëve dhe motit.

“Gjatë natës së mbrëmshme, kur edhe kanë filluar reshjet e dobëta të borës në vendin tonë, si dhe gjatë ditës së sotshme, kompanitë për mirëmbajtje të rrugëve të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, kanë intervenuar me kripë dhe rërë, në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme në tërë vendin”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Po ashtu, Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se në kilometrin e 13-të të rrugës N-9, Pejë – Bogë, ka pasur rrëshqitje dheu dhe se edhe përkundër faktit që ekipet e mirëmbajtjes janë në terren, nuk përjashtohet mundësia për rrëshqitje të reja të dheut. “Luten kalimtarët që frekuentojnë këtë segment rrugor që të kenë kujdes të shtuar, sikurse që kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, që të lëvizin me kujdes të shtuar duke iu përshtatur kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, si dhe të kenë me vete pajisjet dimërore”, është thënë në njoftimin e kësaj ministrie.

Me tej në njoftim thuhet se Ministria e Infrastrukturës dhe të gjitha ekipet e saja, mbeten të përkushtuara që të sigurojnë qarkullim të lirë dhe të sigurt për tërë pjesëmarrësit në trafikun rrugor në tërë vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka bërë…