Të gjitha testet e sotme për Covid-19 në Malishevë, rezultuan negative

30 maj 2020 | 21:39

Sot në territorin e komunës së Malishevës, janë bërë nëntë teste të rasteve të kontaktit për Covid-19, dhe të gjitha testet kanë rezultuar negative.

“Ky përbën një lajm të mirë për të gjitha këto raste të kontaktit me rastin e djeshëm, ku pas një muaji qetësie në Malishevë, është paraqitur një rast i ri me Covid-19”, bëhet me dije në njoftimin e komunës së Malishevës.

Sipas këtij njoftimi, konfirmimi i testeve të cilat kanë rezultuar negative, është bërë përmes komunikimit zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Gjendja me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është si vijon: 77 të prekur, prej tyre 74 janë shëruar plotësisht, 2 raste janë aktive dhe një rast ka përfunduar me fatalitet.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisja drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës e dy astronautëve të…