Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

23 shtator 2022 | 16:25

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e radhës ditën e hënë, duke filluar nga ora 11:00.

Lajmin e ka bërë me dije Kuvendi i Kosovës, duke shtuar se në rendin e ditës do të jetë edhe interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati rreth çështjes: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.

Rendi i ditës:

Caktimi i rendit të ditës për seancë plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar,

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së fundmi për gjendjen e Cristiano Ronaldos te Manchester United…